Një nga çiftet më të komentuar të Big Brother VIP Albania, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, po përfliten për një krizë të mundshme në marrëdhënien e tyre.
Pas historisë së dashurisë që nisi brenda shtëpisë së BBVA dhe vazhdoi edhe jashtë kamerave, lëvizjet e fundit të dyshes në rrjetet sociale kanë ngritur shumë dyshime te fansat.
Të dy kanë fshirë nga profilet e tyre të gjitha fotot dhe postimet e përbashkëta, një detaj që zakonisht interpretohet si shenjë e një ndarjeje apo tensioni në çift.
Por ajo që shtoi edhe më shumë aludimet ishte postimi i fundit i Brikena Selmani në Instagram Story.

Brikena Selmani via Instagram Story
Modelja publikoi një foto nga makina, ku shihej një peizazh i zymtë i shoqëruar vetëm me një emoji zemre të thyer, pa dhënë asnjë shpjegim tjetër.
Fansat e kanë interpretuar menjëherë këtë si një sinjal se ajo po kalon një moment të vështirë emocional.
Ajo që e bën situatën edhe më të çuditshme është fakti se vetëm një ditë më parë gjithçka dukej perfekte mes tyre. Madje, Brikena Selmani publikoi një foto me nënën e Mateo Borri, të cilën e quajti publikisht “mbretëreshë”, duke treguar një raport shumë të afërt me familjen e tij.
Kalimi nga postime plot dashuri te fshirja e kujtimeve dhe zemrat e thyera brenda pak orësh ka bërë që rrjeti të shpërthejë në komente dhe aludime.
Mbetet ende e paqartë nëse bëhet fjalë për një debat të momentit apo për një ndarje përfundimtare mes Brikena Selmani dhe Mateo Borri.




