Klod Dedja shpërthen ndaj Mozës: "Një e lajthitur e kohës së komunizmit..."

Klod Dedja shpërthen ndaj Mozës: "Një e lajthitur e kohës së komunizmit..."

Ish-banori i Ferma VIP, Klod Dedja, ka bërë deklarata të forta gjatë një interviste në emisionin Living Day, ku ka komentuar zhvillimet më të fundit dhe debatet që kanë përfshirë spektaklin.

Në fjalën e tij, ai është ndalur veçanërisht tek Mimoza Ahmeti, duke shprehur një qëndrim kritik ndaj mbështetjes që ajo po merr nga publiku.

Gjatë intervistës, Dedja u shpreh:

“Më vjen shumë keq që publiku është kaq shumë i tërhequr nga një e lajthitur e kohës së komunizmit, e cila merr gjithmonë banalitet.”

Ai shtoi se nuk është dakord me këtë qasje dhe mënyrën se si po perceptohet loja, duke theksuar: “Unë jam kundra kësaj gjëje. Loja është shumë e pranueshme, por…”

Në vijim, Dedja e lidhi këtë fenomen edhe me përvojat e brezit të kaluar, duke deklaruar:

“Kjo është edhe një brez shumë agresiv… ata e pësuan, jetuan shumë komunizmin… kur ishin 20 vjeç spiunonin njëri-tjetrin…”, duke krijuar kështu një tjetër pikë diskutimi në rrjet.

Përtej komenteve mbi spektaklin, ai foli edhe për jetën personale, duke zbuluar se po mendon seriozisht për të ardhmen dhe krijimin e një familjeje:
“Po, e kemi menduar shumë fort të kemi një fëmijë… Ku ka dashuri, është mirë të ketë edhe fëmijë.”

Deklaratat e tij kanë nxitur reagime të shumta, duke e kthyer edhe një herë “Ferma VIP” në qendër të debateve publike.