Hyrja e fundit e Klevisa në formatin televiziv ka sjellë menjëherë dinamika dhe diskutime, por këtë herë vëmendjen e ka marrë një detaj mjaft personal që ajo zbuloi para konkurrentëve.
Gjatë një bisede të lirshme me fermerët e tjerë, Klevisa ka treguar se fsheh një tatuazh në një vend shumë të pazakontë, në pjesën e brendshme të buzës.
Aty është shkruar shprehja: “Më kafsho”.
Ajo shpjegoi se tatuazhi është bërë vite më parë, në një moment impulsiv gjatë adoleshencës, duke e konsideruar sot si një “çmenduri rinore” që i kujton një periudhë spontane të jetës së saj.
Mes batutave dhe të qeshurave, Klevisa zbuloi edhe se familja nuk ka qenë në dijeni për këtë detaj, ndërsa me humor tha:
“Mami, shpresoj mos të jesh duke më parë”.
Rrëfimi i saj është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar natyrën e saj të hapur dhe guximin për të ndarë detaje kaq personale para publikut.




