Klan Kosova ndez entuziazmin, sezoni i ri i Big Brother VIP mund të nisë më herët...

Big Brother Vip Kosova - Logo
Big Brother Vip Kosova - Logo

Fansat e Big Brother VIP Kosova kanë marrë një lajm që i ka bërë menjëherë kuriozë. Klan Kosova ka konfirmuar rikthimin e reality show-t më të ndjekur, duke lënë të kuptohet se edicioni i ri mund të nisë më shpejt nga sa ishte parashikuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, televizioni shkroi:

“Edicioni i ri mund të fillojë më shpejt sesa e kemi menduar!”

Ndërsa mesazhi u shoqërua edhe me thirrjen:

“A jeni gati për spektaklin më të madh në shqiptari? Big Brother VIP Kosova po rikthehet!”

Instagram Post
DbnduxIDPn3

Ky njoftim vjen pasi prej javësh ishte bërë e ditur se përgatitjet për sezonin e ri kishin nisur, ndërsa Olsa Muhameti do të rikthehet sërish në rolin e producentes së formatit.

Megjithatë, data zyrtare e nisjes, emri i moderatorit dhe lista e banorëve që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë ende nuk janë bërë publike.

Postimi i fundit ka shtuar pritshmëritë e publikut, duke lënë të kuptohet se zbulimi i detajeve të para zyrtare mund të jetë vetëm çështje ditësh.