Klajdi Haruni i jep fund beqarisë, pamjet e para nga dasma me Orgesën...

Klajdi Haruni i jep fund beqarisë, pamjet e para nga dasma me Orgesën...

Këngëtari Klajdi Haruni ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij Orgesa, duke i dhënë fund beqarisë në një ceremoni elegante të mbushur me emocione.

Dasma u zhvillua mbrëmjen e kaluar në prani të familjarëve, miqve të afërt dhe shumë personazheve të njohur nga bota e muzikës dhe ekranit.

Andi Vrapi via Instagram Story

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, çifti shihet duke përjetuar momente të veçanta gjatë festës, ndërsa një nga skenat që ka tërhequr vëmendjen është ajo kur Klajdi dhe Orgesa presin tortën e dasmës nën duartrokitjet dhe urimet e të ftuarve.

Të buzëqeshur dhe të emocionuar, ata kanë ndarë me të pranishmit një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tyre.

Pas një historie të gjatë dashurie, Klajdi Haruni dhe Orgesa kanë nisur zyrtarisht një kapitull të ri së bashku, ndërsa urimet për çiftin kanë vërshuar në rrjetet sociale.