“Keni b*thë të flisni? Sillni fakte!”/ Françeska Murati shpërthen ndaj Elton Tozajt pas deklaratës për “dashnorin”

Franceska Murati via Instagram
Franceska Murati via Instagram

Françeska Murati ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratës së Elton Tozajt, i cili aludoi se ish-banorja e “Big Brother VIP 3” është rikthyer në Shqipëri për një lidhje të re dhe jo për arsyet që ka deklaruar publikisht.

Pas komenteve të gazetarit në një emision në Kosovë, ku ai u shpreh se Françeska duhet të pranonte se kishte ardhur në Shqipëri “për dashnorin”, reagimi i saj nuk ka munguar.

Në videon e publikuar nga televizioni në faqen zyrtare në Instagram, Françeska Murati la një koment të drejtpërdrejtë, duke i cilësuar deklaratat e Tozajt si shpifje dhe duke i kërkuar të paraqesë prova.

“Keni b*thë me fol atëherë hajdeni fakte? Se me fol e me mashtru dalim të gjithë në TV dhe themi mashtrime për me marrë pak vëmendje. Po s’keni ç’a me nxjerr se jeni shpifësira që vetëm dini me shpif mashtrime, se s’keni këllqe me u marrë me lajme të vërteta”, shkroi ajo.

Reagimi i Françeska Muratit ka ndezur menjëherë debatet në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që mbështesin ish-banoren e “Big Brother VIP 3” dhe atyre që kërkojnë më shumë sqarime mbi aludimet e bëra. Deri më tani, Elton Tozaj nuk ka reaguar publikisht pas komentit të Françeskës.