Mbrëmja e djeshme në “Ferma VIP” është shoqëruar me tensione dhe momente të forta diskutimi, pasi banorëve iu transmetuan disa nga deklaratat më të përfolura të ish-konkurrentëve.
Mes tyre, vëmendjen më të madhe e ka marrë deklarata e këngëtares Jonida Maliqi, e cila është interpretuar si një thumb ndaj Soni Malajt, duke rikthyer në qendër një debat të vjetër mes dy artisteve.
Në deklaratën e transmetuar në ekran, Jonida Maliqi u shpreh:
“Qasje kemi pasur vetëm në kompeticione ku unë kam triumfuar, por Soni i ka harruar ato dhe mban mend vetëm veshjen firmato.”
Kjo deklaratë nuk ka mbetur pa përgjigje nga Soni Malaj, e cila reagoi menjëherë gjatë emisionit, duke zgjedhur një ton diplomatik, por edhe me nënkuptime të forta.
Ajo vuri në pikëpyetje mënyrën e vlerësimit në festivale muzikore, duke theksuar se trofetë nuk janë gjithmonë tregues i plotë i suksesit artistik.
“Ekzistojnë disa mekanizma për t’u shpallur fituese nëpër festivale, sepse aty kanë marrë pjesë super artistë dhe nuk kanë fituar.”
Soni u shpreh se në shumë raste, në skenën muzikore shqiptare kanë marrë pjesë artistë të mëdhenj pa arritur të fitojnë, duke lënë të kuptohet se kompeticionet nuk pasqyrojnë gjithmonë realitetin artistik.
Më tej, ajo theksoi se për të rëndësi ka mbështetja e publikut dhe jetëgjatësia e këngëve, të cilat, sipas saj, janë treguesi më i vërtetë i suksesit.
“E rëndësishme për mua është se njerëzit prej vitesh janë mbledhur për të më dëgjuar të këndoj, në sheshe dhe amfiteatër. Njerëzit mi dinë dhe mi këndojnë këngët.”
Ky shkëmbim deklaratash ka rikthyer në vëmendje rivalitetin e hershëm mes dy këngëtareve, duke u bërë një nga temat më të komentuara pas spektaklit.




