Nora Malaj ka folur së fundmi për eksperiencën e koleges së saj Mimoza Ahmeti në “Ferma VIP”, duke zbuluar edhe një bisedë që kanë pasur para hyrjes së shkrimtares në format.
E ftuar në emisionin “Canape”, Nora tregoi se ajo dhe Arjan Curri kanë ndarë mes tyre orët e leksioneve në universitet, në mënyrë që Mimoza të kishte mundësi të bëhej pjesë e spektaklit.
“Mozën e kam kolege dhe fatmirësisht unë dhe Arjan Curri kemi ndarë orët që Moza të shkonte te Ferma VIP. Më tha Nora ‘kam shumë qejf të hyj atje si thua ti’. Ne i thamë ik pa merak se orët t’i bëjmë ne”, u shpreh Nora Malaj.
Deklarata e saj ka tërhequr vëmendje në rrjet, duke treguar mbështetjen që Mimoza Ahmeti ka pasur nga kolegët e saj përpara se të niste aventurën në reality show.




