"Ka vajza që qepen e shtiren si të virgjëra" - Dea Vieri plas bombën për Brikenën...

"Ka vajza që qepen e shtiren si të virgjëra" - Dea Vieri plas bombën për Brikenën...

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Dea Vieri, ka shkaktuar reagime me deklaratat e saj të fundit, duke prekur një temë të ndjeshme që shpesh diskutohet në publik.

Gjatë një interviste, ajo foli për sinqeritetin në marrëdhëniet mes vajzave dhe djemve, duke theksuar se, sipas saj, jo gjithmonë tregohet e vërteta kur bëhet fjalë për të kaluarën personale. Ajo u shpreh se ekziston ende një mentalitet ku disa vajza zgjedhin të paraqiten ndryshe nga realiteti, për të krijuar një imazh më të pranueshëm për partnerin apo shoqërinë.

Në vijim të deklaratës, Dea Vieri përmendi edhe Brikena Selmanin, duke lënë të kuptohet se nuk i beson deklaratat që ajo bën për veten. Sipas saj, mënyra se si disa persona përshkruajnë stilin e jetesës apo sjelljen e tyre mund të jetë e ekzagjeruar dhe e orientuar për të krijuar një imazh më pozitiv në sytë e të tjerëve.

Po ne kemi ende vajza që shkojnë e qepen. Kemi edhe vajza që shtiren sikur janë virgjëresha, më kujtohet pak edhe Brikena. Se më duken gënjeshtra të gjitha ato thotë ‘unë nuk dal, unë nuk bëj, unë rri në shtëpi, dua të jetoj me vjehrrën, nuk bëj ashtu, nuk bëj kështu’. Të gjithë ata që flasin për veten, se është një lloj ‘superlative’, për t’a ngritur veten e vet lart. Por mendoj se janë gënjeshtra. Emrin e një vajze që gënjen mund t’a them, Brikena gënjen për shumë deklarata që bën për veten e vet  dhe për ato që pretendon se është.

Këto komente kanë ngjallur diskutime të shumta në rrjet, ku një pjesë e publikut i ka mbështetur si mendim personal, ndërsa të tjerë i kanë konsideruar si të tepërta dhe të panevojshme.