Diskutimet rreth raportit mes Selin dhe Mirit në “Big Brother VIP Albania 5” vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa së fundmi tema e “krevatit” është rikthyer sërish në debat.
Banorët Rogerti, Edisa dhe Juela e kanë vënë në fokus Mirin, duke e pyetur drejtpërdrejt për afrimitetin me Selin dhe duke ngritur dyshime për kontakt fizik mes tyre.
Në një moment, ata e kanë ngacmuar hapur nëse ka pasur prekje fizike, por Miri ka reaguar menjëherë duke mohuar çdo aludim.
“Asnjë lloj prekje, asnjë lloj situate, as me këmbë e as me duar,” është shprehur ai prerë, duke tentuar të mbyllë përfundimisht këtë çështje.
Ndërkohë, dinamika në shtëpi vijon të mbetet e tensionuar, pasi në nominim janë Juela, Edisa dhe Shëndriti, ku njëri prej tyre pritet të largohet në spektaklin e radhës.
Kjo situatë ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut për marrëdhëniet dhe zhvillimet brenda shtëpisë.




