Juliana Nura vazhdon të ndajë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj gjatë shtatzënisë, ndërsa këtë herë ka zbuluar edhe një nga nepset që po e shoqëron në këtë periudhë.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova publikoi një Instastory, ku shfaqet në kuzhinë me një kavanoz të madh turshish, duke treguar se ato janë kthyer në një nga ushqimet e saj të preferuara.
Krahas videos, Juliana shkroi:
“Thank you mama | Edites”, duke lënë të kuptohet se turshitë janë përgatitur nga nëna e një mikeshe të saj.

Juliana Nura via Instagram Story
Nepsi gjatë shtatzënisë është një fenomen i zakonshëm që lidhet me ndryshimet hormonale dhe shpesh shoqërohet me dëshirën për ushqime specifike. Turshitë renditen ndër preferencat më të zakonshme të shumë grave gjatë kësaj periudhe.
Kujtojmë se Juliana Nura konfirmoi pak kohë më parë se është në pritje të binjakëve. Ajo ka bërë të ditur se shtatzënia është realizuar përmes fertilizimit in vitro (IVF) me donator anonim, duke ndarë hapur me publikun këtë etapë të rëndësishme të jetës së saj.




