Jul Deda “godet” me ironi Fermën VIP: “E kishte mendjen te Bigu” (Foto)

Jul Deda “godet” me ironi Fermën VIP: “E kishte mendjen te Bigu” (Foto)

Aktori Jul Deda vazhdon të jetë një nga zërat më aktivë dhe kritikë për këtë sezon televiziv, duke mos kursyer komentet as për formatin rival të “Big Brother VIP”.

Në një InstaStory të fundit, ai ka ironizuar jo vetëm dasmën e Mateos dhe Brikenës, por edhe gjithë situatën rreth saj, duke bërë një “analizë” me humor për mënyrën si secili banor e përjetoi momentin.

Sipas tij, Mateo ishte i fokusuar te Brikena, ajo te kamerat, ndërsa banorët e tjerë te dinamika e lojës. Por “goditja” kryesore erdhi në fund, kur ai përfshiu edhe spektaklin rival.

“Ferma e kishte mendjen te Bigu,” – shkroi ai, duke lënë të kuptohet se sipas tij, Ferma VIP po ndjek nga afër zhvillimet e Big Brother VIP Albania dhe po përpiqet të konkurrojë drejtpërdrejt për audiencën.

Jul Deda via Instagram Story

Ky reagim, i mbështjellë me ironi, ka ndezur diskutime në rrjet, duke rikthyer në vëmendje rivalitetin e fortë mes dy formateve në prime-time.