Joz Marku do të “hakmerret” edhe ndaj Ledri Vulës? Ja deklarata që po rikthehet në vëmendje...

Joz Marku do të “hakmerret” edhe ndaj Ledri Vulës? Ja deklarata që po rikthehet në vëmendje...

Pas përplasjes së bujshme me Edi Kuçin, në rrjet janë rikthyer në vëmendje disa prej deklaratave të mëparshme të Joz Markut ndaj personazheve publikë me të cilët ka pasur përplasje apo që e kanë kritikuar.

Një prej tyre lidhet pikërisht me Ledri Vulën. Pas incidentit të Jozit me Gjestin gjatë “Big Brother VIP Albania 4”, Ledri ishte shprehur se do të bashkëpunonte me Gjestin, por jo me Jozin.

Deklarata duket se nuk ishte harruar nga Jozi. Një ndjekës në Instagram ia rikujtoi këngëtarit këtë moment, ndërsa përgjigjja e tij në atë kohë ishte e shkurtër, por mjaft ironike:

“Mbretërit në tufë, luanët vetëm në fron.”

Edhe pse Ledri Vula nuk u përmend drejtpërdrejt, ndjekësit e interpretuan reagimin si një përgjigje ndaj deklaratës së reperit.

Tashmë, pas zhvillimeve të fundit, kjo deklaratë e vjetër po merr një tjetër vëmendje. Joz Marku u përfshi në një përplasje fizike me Edi Kuçin, ndërsa në videot e publikuara dëgjohet duke i kërkuar llogari për ofendimet që, sipas tij, Kuçi kishte bërë më herët ndaj tij.

Në debatet e fundit rreth Jozit është përmendur edhe Stresi, duke shtuar pikëpyetjet në rrjet nëse këngëtari mund të rikthehet te konfliktet e vjetra me personazhe që kanë shprehur publikisht qëndrime kundër tij.

Tani pyetja që po qarkullon mes ndjekësve është: A do të mbetet Ledri thjesht një deklaratë e së kaluarës, apo Joz Marku do të “hapë” edhe këtë kapitull?