“Jam mësuar me gjarpërinj” – Arbana Osmani ndez rrjetin me ironitë ndaj...

Arbana Osmani via Instagram
Arbana Osmani via Instagram

Spektakli i fundit i Ferma VIP 3 ka sjellë një nga momentet më të komentuara të këtij sezoni.

Gjatë një sfide me gjarpërinj, që krijoi tension dhe humor në studio, Arbana Osmani tregoi qetësi të plotë duke i marrë në duar dhe madje duke i vendosur rreth supeve, ndryshe nga reagimi i disa të pranishmëve.

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një koment i saj spontan: “Jam mësuar me gjarpërinj.” Kjo batutë u bë menjëherë virale dhe u interpretua gjerësisht në rrjetet sociale.

Instagram Reel
DXFxMTCFRuS

Shumë ndjekës e panë këtë si një ironi të nënkuptuar ndaj Top Channel, duke e lidhur me largimin e saj të mëparshëm dhe raportet e përfolura me drejtuesit e këtij televizioni.

Edhe pse nuk ka një konfirmim të drejtpërdrejtë për këtë interpretim, komenti i moderatores ka ndezur diskutime të shumta dhe ka shtuar edhe më shumë interesin rreth figurës së saj dhe raportit me të shkuarën profesionale.