Mbrëmja e fundit e Big Brother VIP Albania 5 ka vijuar të komentohet gjerësisht edhe jashtë shtëpisë, ku një nga reagimet më të forta ka ardhur nga Julian Deda.
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, aktori ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si po trajtohet Selin Bollati gjatë spektakleve “Prime”. Ai ka akuzuar opinionistët për mbajtje të njëanshme, duke lënë të kuptohet se sipas tij, banorja po favorizohet në mënyrë të dukshme.

Jul Deda via Instagram Story
Në reagimet e tij, Juli ironizoi situatën duke thënë se Selin nuk ka më nevojë të flasë, pasi ka të tjerë që e mbrojnë dhe e përfaqësojnë gjatë diskutimeve në studio.
Ai komentoi gjithashtu edhe faktin që në finale do të jenë vetëm katër banorë, duke hedhur dyshime mbi transparencën e garës dhe duke lënë të kuptohet se fituesi mund të jetë i paracaktuar.

Jul Deda via Instagram Story
Në një tjetër postim, Julian Deda përdori një ton sarkastik, duke deklaruar “mbështetjen” e tij për Selinën dhe duke e krahasuar me Luiz Ejlli, fituesin e një edicioni të mëparshëm.

Jul Deda via Instagram Story
Ky reagim vjen në një moment kur debatet për favorizime dhe “skenarë” brenda lojës janë shtuar ndjeshëm, duke ndarë publikun në qëndrime të ndryshme.




