“Ishte horror!”/ Olsi Bylyku rrëfen momentin e frikshëm kur avioni u godit nga rrufeja…

Olsi Bylyku via Instagram
Olsi Bylyku via Instagram

Aktori dhe këngëtari Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit një eksperiencë të tmerrshme që ka përjetuar gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Milanos.

Përmes një postimi në InstaStory, artisti tregoi se avioni me të cilin po udhëtonte është goditur nga një rrufe vetëm pak pas nisjes, duke shkaktuar panik dhe tension mes pasagjerëve dhe ekuipazhit.

“Mbas 2 vitesh aktiv në fluturime, hera e parë që m’ka ndodh ky horror në fluturimin Tiranë-Milano”, – shkroi Olsi.

Ai shtoi se shpesh njerëzit mund t’i ekzagjerojnë ngjarje të tilla në rrëfimet e tyre, por theksoi se vetëm ata që ndodheshin në avion mund ta kuptojnë realisht frikën e atyre momenteve.

“Pasagjerët që e përjetuan sot, e kuptojnë për ça e kam fjalën,” – u shpreh këngëtari.

Fatmirësisht, incidenti përfundoi pa pasoja, ndërsa Olsi falënderoi Zotin që gjithçka shkoi mirë. Megjithatë, ai nuk e humbi humorin karakteristik edhe pas përjetimit të frikshëm.

“God is GOOD! Kush ka rrugë me makinë nesër nga Milano në Tiranë të ma boji i DM”, – shkroi ai me ironi, duke lënë të kuptohet se frika nga fluturimi i është shtuar ndjeshëm pas incidentit.

Olsi Bylyku via Instagram Story