Ish konkurrenti i "Për'puthen" Andi Shehi, zbulon shifrën marramendëse të dasmës...

Ish konkurrenti i "Për'puthen" Andi Shehi, zbulon shifrën marramendëse të dasmës...

Ish-konkurrenti i Për’puthen, Andi Shehi, ka ndarë detaje nga jeta e tij personale gjatë një interviste në Live From Tirana me Ronaldo Sharka.

Ai foli për njohjen me partneren, lindjen e djalit dhe dasmën e organizuar së fundmi, e cila ka tërhequr vëmendje për koston e lartë.

I pyetur drejtpërdrejt për shpenzimet, Andi fillimisht hezitoi të japë një shifër, por më pas pranoi:

“Me thënë të drejtën… cash janë paguar diku te 40 mijë euro.”

Moderatori e pyeti gjithashtu nëse të ftuarit kishin kontribuar financiarisht, duke ndjekur traditën, por përgjigjja e tij ishte e sinqertë dhe me humor:
“Jo aq sa kemi shpenzuar.”

Ai shtoi se një pjesë e kostove është mbuluar përmes bashkëpunimeve dhe marketingut, por gjithsesi shuma totale mbetet e konsiderueshme.

Instagram Reel
DX9Ibw3sCUX