Ina Aderi është rikthyer në qendër të vëmendjes pas disa pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, ku ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5” shfaqet në aeroport në shoqërinë e një djali misterioz.
Në videon e publikuar, Ina shihet duke ecur së bashku me djalin, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Dyshja duket mjaft e afërt, ndërsa pamjet kanë mjaftuar për të ndezur menjëherë aludimet për një romancë të re.

Screenshot
Por kush është djali që shoqëron Inën? A është thjesht një mik apo ka lindur një dashuri e re në jetën e ish-banores së BBVIP?
Kujtojmë se Ina, e njohur më herët edhe nga “Për’puthen”, gjatë qëndrimit në BBVIP Albania 5 krijoi një lidhje me Keijsi Hysenin. Megjithatë, romanca e tyre nuk zgjati shumë pas përfundimit të reality show-t.
Në një intervistë të dhënë më 22 qershor, Ina konfirmoi publikisht ndarjen nga Keijsi, duke treguar se të dy kishin kuptuar se nuk funksiononin si çift, edhe pse vazhdonin të kishin një raport të mirë.
Pikërisht pas kësaj ndarjeje, shfaqja e Inës krah një tjetër mashkulli ka ngjallur edhe më shumë kuriozitet te ndjekësit.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim se djali në video është partneri i ri i Inës. Për këtë arsye, gjithçka mbetet ende në kuadrin e dyshimeve dhe aludimeve.
Dashuri e re apo thjesht shoqëri? Mbetet për t’u parë nëse Ina do të vendosë të zbulojë identitetin e djalit misterioz.




