Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka rikthyer në qendër të vëmendjes Ilir Shaqirin, duke ngritur pikëpyetje serioze për të ardhmen e tij në “Ferma VIP”.
Pamjet e publikuara nga ish-konkurrenti Akili tregojnë një përplasje të fortë verbale pranë pishinës mes Ilirit dhe shkrimtares Mimoza Ahmeti, ku situata ka dalë jashtë kontrollit.
Në videon e shpërndarë, dëgjohet Iliri duke përdorur një fjalor të ashpër dhe tone kërcënuese ndaj Mozës, gjë që ka ndezur menjëherë reagime të shumta në rrjet dhe debate mbi shkeljen e rregullave të formatit.
Pas publikimit të materialit, shumë ndjekës të spektaklit kanë kërkuar masa të forta disiplinore, duke aluduar madje për një përjashtim të mundshëm të Ilirit nga gara në spektaklin e radhës live.
Deri tani, produksioni i “Ferma VIP” nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar, ndërsa publiku po pret me interes vendimin që mund të ndryshojë rrjedhën e lojës.




