Ilir Shaqiri flet për partnerin e vajzës: “Jeton me ne dhe i kam thënë, ‘i kemi punët keq nëse…'”

Ilir Shaqiri flet për partnerin e vajzës: “Jeton me ne dhe i kam thënë, ‘i kemi punët keq nëse…'”

Gjatë një bisede me banorët e Ferma VIP, Ilir Shaqiri ka ndarë detaje nga jeta e tij personale, duke u ndalur te marrëdhënia me vajzën dhe partnerin e saj.

Ai tregoi se i dashuri i vajzës jeton bashkë me familjen e tyre, një situatë që ai e konsideron shumë pozitive. Sipas Ilirit, kjo i jep mundësinë të jetë pranë vajzës së tij dhe njëkohësisht ta njohë më mirë partnerin e saj.

Me humor, ai u shpreh se ndihet më i qetë që e ka “nën kontroll” këtë situatë, ndërsa theksoi se hapësira e shtëpisë u lejon të gjithëve të kenë privatësinë e nevojshme.

Gjithashtu, ai ndau edhe një “kusht” që i ka vendosur të riut: duke qenë se ai është i huaj, Iliri i ka kërkuar të mësojë gjuhën shqipe nëse dëshiron të ruajë një marrëdhënie të mirë me të.

Ky rrëfim, i shoqëruar me nota humori, u prit me të qeshura nga të pranishmit dhe tregoi një anë familjare, mikpritëse, por edhe mbrojtëse të Ilirit si prind.