“I shkrova menjëherë Arbanës”/ Akili flet për skualifikimin e Fabjolës dhe zbulon mesazhin pas debatit...

“I shkrova menjëherë Arbanës”/ Akili flet për skualifikimin e Fabjolës dhe zbulon mesazhin pas debatit...

Ngjarja që çoi në përjashtimin e menjëhershëm të Fabjolës nga formati televiziv vazhdon të shkaktojë reagime dhe diskutime të shumta në media dhe rrjete sociale.

Së fundmi, ka qenë Akili ai që ka komentuar situatën gjatë një interviste në emisionin “Më Prit të Dielën” me Ermal Peçin, ku foli hapur për ofendimin ndaj Arbana Osmanit dhe pasojat që solli ky moment.

I pyetur nga moderatori se si e kishte perceptuar ai gjithë situatën dhe vendimin për skualifikimin e Fabjolës, Akili dha një përgjigje të matur, duke theksuar se secili duhet të mbajë përgjegjësi për fjalët që përdor.

“Secili aty përfaqëson vetëm veten dhe gjërat që nxjerr nga goja,” – u shpreh ai.

Sipas Akilit, Fabjola nuk kishte diçka personale me Arbanën, por gaboi në mënyrën dhe momentin e reagimit.

“Fabjola tha gjënë e duhur në koncept të situatës, por në momentin e gabuar dhe personit të gabuar,” – tha ai.

Ish-konkurrenti zbuloi gjithashtu se pas incidentit kishte kontaktuar menjëherë me Arbana Osmanin, për t’i treguar mbështetjen e tij.

“I kam shkruar Arbanës. E kam shumë mike, nuk kam hatërmbetje, e dua shumë fort. Kam respekt të madh për atë njeri,” – tregoi Akili.

Instagram Reel
DYdAgsoRiQ9

Deklarata e tij ka sjellë një tjetër këndvështrim mbi një nga debatet më tëkomentuara të momentit në ekranet shqiptare.