“I ka ardhur goja kësaj…” – Përplasje e fortë mes Malborës dhe Vanesës në fermë...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Tensionet në Ferma VIP po rriten ndjeshëm, ndërsa sfidat e përditshme po kthehen gjithnjë e më shpesh në shkak konfliktesh mes banorëve.

Së fundmi, një debat i ashpër ka shpërthyer mes Malborës dhe Vanesës gjatë një prove të përbashkët. Nën presionin e lojës dhe situatës, diskutimi mes tyre ka dalë jashtë kontrollit, duke kaluar në tone të forta.

E irrituar nga sjellja e Vanesës, Malbora reagoi ashpër duke thënë: “Kujt i flet kështu ti mi? I ka ardhur goja kësaj… Kujt ia ngre zërin ajo?!”, një deklaratë që ka habitur banorët e tjerë që ishin prezent.

Instagram Reel
DXHkxW0D280

Ky moment ka rritur edhe më shumë tensionin në fermë, duke treguar se bashkëjetesa po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Me afrimin e fazave vendimtare, duket se debatet dhe përplasjet mes konkurrentëve vetëm sa do të intensifikohen.