Mbrëmja e fundit në Big Brother VIP Albania u karakterizua nga emocione të forta, por edhe tensione të papritura mes banorëve.
Pas përballjes direkte me Brikenën në spektakël, Rogerti arriti të sigurojë votat e publikut dhe të marrë biletën e fundit për në finale. Megjithatë, rikthimi i tij në shtëpi nuk ishte aspak i qetë.
Sapo hyri, ai u shfaq shumë i ngarkuar emocionalisht dhe me energji të fortë, duke iu drejtuar fillimisht Mateos me deklarata provokuese. Në mënyrë ironike dhe të ashpër, ai iu referua largimit të Brikenës nga gara, duke e përdorur këtë si një formë “fitoreje” ndaj tij.
Situata u bë edhe më e tensionuar për shkak të toneve të përdorura dhe mënyrës sfiduese të komunikimit, që u perceptua si provokim i drejtpërdrejtë.
Gjatë këtij momenti, Rogerti nuk kurseu as finalistët e tjerë, përfshirë Mirin dhe Selinën, duke hedhur komente që krijuan një atmosferë të rënduar në shtëpi.
"Come on baby. Bomba is here! Bomba! Ta hoqa gruan, tani do te ha ty te gjalle,"- i eshte drejtuar ai Mateos me nje ton triumfues dhe agresiv, duke e goditur pikerisht te eliminimi i Brikenes.
Ky episod tregon se, ndërsa finalja afrohet, tensionet mes banorëve janë në kulm dhe çdo marrëdhënie duket se po vihet në provë.




