Një foto e fundit e Greta Kazazit ka ndezur menjëherë rrjetet sociale dhe ka ngritur dyshime se ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” mund të jetë në pritje të ëmbël.
Në imazhin e publikuar në Instagram, Greta shfaqej e buzëqeshur në krahët e partnerit të saj, Onno, por ajo që mori gjithë vëmendjen ishte forma e barkut, që bëri ndjekësit të aludonin menjëherë për një shtatzëni.
Fotoja u përhap me shpejtësi në rrjet, ndërsa komentet dhe urimet nga fansat nuk munguan. Shumë prej ndjekësve u habitën, pasi Greta nuk kishte dhënë më parë asnjë shenjë apo indicie për një lajm të tillë.
Megjithatë, përballë gjithë aludimeve, vetë Greta vendosi të reagojë dhe të sqarojë situatën me shumë humor.
“9 muaj? Jo 9 sekonda photoshop. Ah sikur të ishte edhe në jetë kështu!” – shkroi ajo.

Greta Kazazi via Instagram Story
Me këtë reagim, Greta la të kuptohej se gjithçka kishte qenë thjesht rezultat i editimit digjital dhe jo një shtatzëni reale.
Pavarësisht sqarimit, postimi i saj arriti të bëhej viral dhe të rikthente edhe një herë vëmendjen te jeta personale e ish-banores së BBVA.




