Gjesti flet për herë të parë për konfliktin me Onima: “Më çuan në atë gjendje”

Gjesti via Instagram
Gjesti via Instagram

Pas rrëfimit emocional për humbjen e vëllait të tij, Gjesti ka folur hapur edhe për konfliktin e shumëpërfolur me shtëpinë diskografike Onima, një situatë që javë më parë pushtoi mediat dhe rrjetet sociale.

I ftuar në emisionin Goca dhe Gra, artisti pranoi publikisht se kishte shkuar i armatosur në zyrat e kompanisë, duke deklaruar se reagimi i tij erdhi pas viteve të gjata tensionesh, mosmarrëveshjesh financiare dhe presioni emocional.

Sipas Gjestit, për pesë vite me radhë ai është ndier i mashtruar dhe i keqtrajtuar profesionalisht, ndërsa pretendon se nuk merrte pagesat që i takonin dhe se situata e kishte çuar në limite psikologjike.

Më çuan në atë gjendje… u lodha me shpirt”, u shpreh ai gjatë intervistës.

Këngëtari tregoi se në atë periudhë po përballej edhe me ankth të fortë pas humbjes së vëllait, gjë që sipas tij e kishte bërë emocionalisht shumë të brishtë.

Ai shtoi se ndihej i përdorur dhe i pavlerësuar, ndërsa deklaroi se konflikti tashmë ka kaluar në rrugë ligjore.

Sot jemi në gjykatë. I kam paditur”, tha Gjesti.

Artisti theksoi se për të problemi nuk kishte të bënte vetëm me paratë, por edhe me mënyrën se si ishte trajtuar gjatë gjithë bashkëpunimit.

Deklaratat e tij kanë sjellë reagime të shumta në rrjet, me ndjekës që kanë komentuar situatën e tensionuar mes artistit dhe ish-menaxhmentit të tij.