Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë dhe tejet të ëmbël familjar, duke treguar edhe një herë lidhjen e ngushtë që ka me vajzën e tij, Poem Blu.
Reperi ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet krah vogëlushes, teksa Poem Blu qëndron e mbështetur dhe e përqafuar fort pas të atit. Një moment i thjeshtë, por që përcjell shumë dashuri dhe afërsi atërore.

Ledri Vula via Instagram Story
Poem Blu është vajza e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës dhe ka lindur në dhjetor të vitit 2020.
Në fotografinë e publikuar, babë e bijë shfaqen në një atmosferë të qetë verore, ndërsa Poem qëndron e strukur pranë Ledrit. Imazhi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke u kthyer në një nga ato momente familjare që të ngrohin zemrën.
Një përqafim i vogël, por ndoshta më i bukuri i kësaj vere për Ledrin. ❤️

Ledri Vula via Instagram Story
Reperi ka folur dhe treguar edhe më herët për lidhjen e veçantë me vajzën e tij, ndërsa dashurinë për Poem e ka shprehur edhe përmes një tatuazhi me emrin e saj.
Mes koncerteve, muzikës dhe angazhimeve verore, këtë herë Ledri ka zgjedhur të ndajë me publikun një tjetër anë të tij: një moment të thjeshtë dhe shumë personal pranë vajzës së tij, Poem Blu.




