FOTO QË PO “ZIEN” RRJETIN/ Fabjola Elezaj bën hapin e madh, takohet me prindërit e Adionit në Gjakovë!

Fabjola Elezaj via Instagram
Fabjola Elezaj via Instagram

Historia e dashurisë mes Fabjola Elezajt dhe Adionit duket se po bëhet çdo ditë e më serioze pas përfundimit të aventurës së tyre në “Ferma VIP 3”. Dyshja po tregojnë se lidhja e lindur para kamerave nuk ka mbetur thjesht një romancë televizive, por po shkon drejt një etape shumë të rëndësishme.

Pas vizitës që Adioni bëri pak ditë më parë në familjen e partneres së tij në Malësinë e Madhe, ku mori edhe bekimin e tyre, tani ka ardhur radha e Fabjolës të bëjë një tjetër hap domethënës në marrëdhënie.

Ajo ka udhëtuar drejt Gjakovës, vendlindjes së Adionit, për të takuar nga afër prindërit e tij. Në foton që po qarkullon në rrjetet sociale, çifti shfaqet i buzëqeshur dhe shumë i afërt pranë familjes së Adionit, teksa pozojnë së bashku në një atmosferë mjaft të ngrohtë familjare.

Pamjet kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët po e shohin këtë takim si një tjetër “vulë” serioziteti për raportin e tyre.