FOTO/ Mijëra euro po “derdhen” kundër Joz Markut? Publikohet pagesa prej 1,500 USDT dhe mesazhi i çuditshëm...

FOTO/ Mijëra euro po “derdhen” kundër Joz Markut? Publikohet pagesa prej 1,500 USDT dhe mesazhi i çuditshëm...

Një episod i pazakontë është bërë publik në rrjet, teksa Joz Marku vijon të jetë në qendër të vëmendjes pas incidentit me Edi Kuçin dhe procedimeve të nisura nga autoritetet.

Policia ka bërë të ditur se ndaj Markut po zhvillohen hetime për disa vepra penale që lidhen me ngjarjen pranë mbikalimit të Rinasit.

Ndërkohë, faqja e njohur në Instagram “Antidroga” ka publikuar një pretendim të pazakontë. Sipas faqes, një person anonim ka dërguar 1,500 USDT, duke kërkuar në këmbim publikimin e disa memeve kundër Joz Markut.

Në materialet e publikuara shihet një transaksion prej 1,500 USDT, i cili rezulton i përfunduar më 5 shtator. Bashkë me të është publikuar edhe një mesazh që pretendohet se i është dërguar faqes:

“1500 usdt t’i dërgum veç bo 2/3 meme për Jozi tradhtarin.”

Megjithatë, faqja ka deklaruar se nuk e ka pranuar kërkesën dhe ka bërë të qartë se donacionet nuk u japin kontribuuesve të drejtën të përcaktojnë se ndaj kujt duhet të drejtohet përmbajtja.

“Nëse dikush dërgon para dhe më pas kërkon që ne të bëjmë meme apo të ulim figurën e një personi të caktuar, kjo nuk konsiderohet më një kontribut. Ne nuk paguhemi për të goditur njerëz me porosi”, thuhet në reagimin e faqes.

Ndërkohë, çështja e Joz Markut vijon në rrugë ligjore. Sipas njoftimit të Policisë, të cituar nga mediat, ai dyshohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

A ishte pagesa prej 1,500 USDT një tentativë për të ndikuar te përmbajtja e faqes, apo pas saj fshihet një histori tjetër?