“Flisnin gjatë gjithë kohës”/ Monika Kryemadhi zbulon raportin mes Ledionit dhe Sarës në prapaskenat e BBVIP...

“Flisnin gjatë gjithë kohës”/ Monika Kryemadhi zbulon raportin mes Ledionit dhe Sarës në prapaskenat e BBVIP...

Një deklaratë e Monika Kryemadhit po bën xhiron e rrjetit dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes raportin mes Ledion Liços dhe Sara Hoxhës.

Teksa prej muajsh qarkullojnë aludime për një krizë apo ndarje mes moderatorit dhe producentes së njohur, një video e fundit ka nxitur sërish diskutime mbi marrëdhënien e tyre gjatë prapaskenave të “Big Brother VIP”.

Monika Kryemadhi, e cila ishte opinioniste në këtë sezon të spektaklit, foli hapur për mënyrën se si Ledioni dhe Sara bashkëpunonin gjatë gjithë produksionit, pavarësisht zërave për jetën e tyre personale.

“Ledioni komunikonte me kufje me Sarën, kanë komunikuar gjatë gjithë kohës bashkë,” – u shpreh ajo.

Sipas Kryemadhit, ajo që binte më shumë në sy ishte profesionalizmi i dyshes dhe fakti që ata kishin ditur të ndanin raportin personal nga puna.

“Kam kuptuar që nuk kishte të bënte ana personale, sesa produkti i projektit. Kjo ishte gjëja kryesore,” – tha Monika.

Ajo shtoi se si Sara Hoxha, ashtu edhe Ledion Liço, kanë treguar një nivel shumë të lartë profesionalizmi gjatë gjithë realizimit të spektaklit.

Instagram Reel
DYZ5Wv_mJP2

Deklarata e saj konsiderohet si një nga komentet më të drejtpërdrejta të ardhura nga një personazh i afërt me produksionin, duke hedhur më shumë dritë mbi mënyrën si funksiononin prapaskenat e një prej formateve më të ndjekura në Shqipëri.