Teksa “Big Brother VIP Kosova 5” po afron, një listë me 22 emra të njohur ka ngjallur kureshtje në rrjetet sociale. Emrat janë publikuar nga opinionisti Olti Curri, i cili ka ndarë një listë me personazhe që mund të jenë pjesë e edicionit të ri të reality show-t.
Mes emrave që kanë tërhequr vëmendjen është reperi Fero, një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Në listë përfshihen gjithashtu Ensar Elshani, i njohur si Fuego, dhe Arlinda Morina, e njohur si Liki, krahas emrave të tjerë nga bota e muzikës dhe rrjeteve sociale.
Sipas listës së publikuar nga Olti Curri, 22 personazhet që përfliten për BBVK 5 janë:
Ensar Elshani (Fuego)
Nora Tushi
Arlinda Morina (Liki)
Fero
Behare Maksutaj
Valdet Haziri
Edita Abazi
Fatjone Krasniqi
Rron Isufi
Olga Grigoreva
Vjollca Haxhiu
Adrian Karanderi
Dion Mala
Klejda Mugaj
Sharr Braina
Antoneta Kuçi
Bejta
Fatlum Dreshaj
Bleon Krasniqi
Shqiponja Mustafaj
Nichi
Anjeza Gubetini

Publikimi i kësaj liste ka shtuar kuriozitetin për banorët e mundshëm të sezonit të pestë, veçanërisht për shkak të emrave që kanë qenë më parë në qendër të vëmendjes publike.
Megjithatë, duhet theksuar se lista nuk është konfirmuar zyrtarisht nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova”. Për momentin, emrat mbeten në kuadrin e raportimeve dhe aludimeve, ndaj pjesëmarrja e tyre në shtëpinë më të famshme në Kosovë nuk mund të konsiderohet e sigurt.




