Mbrëmja e fundit e “Ferma VIP” nisi mes emocionesh dhe atmosferës festive, ndërsa moderatorja Arbana Osmani ndau me publikun një lajm që surprizoi të gjithë.
Gjatë hapjes së spektaklit, Arbana zbuloi se formati ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale, duke regjistruar një rekord historik të shikueshmërisë.
Sipas moderatores, “Ferma VIP” ka kaluar shifrën marramendëse prej 1 miliard klikimesh vetëm në Instagram, një rezultat që e kthen këtë edicion në një nga fenomenet më të ndjekura të momentit.
E emocionuar dhe krenare për këtë arritje, Arbana ia dedikoi suksesin protagonistëve të programit.
“Kjo është meritë e gjithë fermerëve,” – u shpreh ajo gjatë transmetimit live.
Deklarata e saj u prit me entuziazëm nga publiku, ndërsa shifrat e zbuluara konfirmojnë ndikimin e madh që “Ferma VIP” ka pasur në audiencë dhe në rrjetet sociale gjatë këtij sezoni.




