Emocione në Ferma VIP: nëna e Indrit takon Vanesën, momenti prek publikun...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur në Ferma VIP, ku Indri Shiroka festoi 37-vjetorin e lindjes.

Pas mesnate, nën drejtimin e Arbana Osmani, banorët i kënduan këngën e ditëlindjes, duke krijuar një atmosferë festive brenda fermës.

Surprizat për të nuk mbaruan me kaq. Fillimisht, ai mori një mesazh zanor nga djali i tij i vogël, moment që e emocionoi shumë. Më pas, Indri u përball me një tjetër surprizë: takimin me nënën e tij, e cila e priste me tortë dhe urime të përzemërta.

Mes lotësh, ajo e inkurajoi të birin ta shijojë eksperiencën dhe të qëndrojë pozitiv gjatë rrugëtimit të tij në spektakël.

Momenti u bë edhe më i ndjerë kur në takim u bashkua edhe Vanesa, me të cilën Indri ka krijuar një lidhje brenda formatit.

Nëna e tij iu drejtua Vanesës me mirënjohje, duke i thënë: “Faleminderit që ma do djalin”, ndërsa Vanesa, e prekur, shpërtheu në lot dhe kërkoi falje për çdo shqetësim që mund t’i ketë shkaktuar Indrit.

Ky episod u kthye menjëherë në një nga momentet më prekëse të këtij sezoni, duke marrë reagime të shumta nga publiku.

Instagram Reel
DX0DHsmEQKr