Emisioni i ri i Luizit nuk ishte live?! Arjan Konomi shpërthen ndaj Top Channel...

Emisioni i ri i Luizit nuk ishte live?! Arjan Konomi shpërthen ndaj Top Channel...

Arjan Konomi ka reaguar ashpër ndaj Top Channel pas premierës së emisionit të ri “Live me Luizin”, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si programi iu prezantua publikut.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Konomi ka vënë në diskutim nëse emisioni është transmetuar realisht drejtpërdrejt, apo nëse episodi ishte regjistruar më herët.

“Një skandal! Një turp i madh dhe një mashtrim i madh për televizionin Top Channel”, shprehet ai në video, duke treguar në ekran shënimin “Emision i regjistruar”.

Konomi ndalet edhe te një tjetër detaj i shfaqur gjatë transmetimit, ku programi identifikohej si “Episod i regjistruar”.

“Jemi ‘Live me Luizin’, e ftuar Eli Fara, dhe shikoni këtu çfarë nxjerrin: ‘Episod i regjistruar’”, thotë ai, duke argumentuar se kjo krijon paqartësi për mënyrën e transmetimit.

Në reagimin e tij të gjatë, Konomi e ka kritikuar Top Channel për përdorimin e fjalës “LIVE”, duke pretenduar se publiku mund të ketë krijuar përshtypjen se po ndiqte një transmetim në kohë reale.

“Ja si mashtrohet publiku i gjerë. Me titullin ‘LIVE’. Skandal për një televizion kombëtar me emisionin e ri ‘Live me Luizin’”, shkroi ai.

Megjithatë, Konomi ka bërë një dallim mes Luiz Ejllit dhe drejtuesve të programit, duke theksuar se kritika e tij nuk është drejtuar ndaj moderatorit.

“Përgjegjësia është e produksionit dhe programacionit dhe jo e Luiz Ejllit, i cili s’ka në dorë ndryshime në të tilla raste”, shkroi ai.

Më tej, Konomi shprehet:

“S’po kuptoj në jemi Live apo është një regjistrim. Mashtrimi i bërë nga televizioni kombëtar është më i madh sesa fakti që jemi apo nuk jemi live”.

Instagram Reel
DeBiD7WNI0F

Në fund të reagimit, ai përmend edhe faktin se e ftuara e premierës ishte Eli Fara, e cila prej ditësh është në qendër të vëmendjes mediatike.

Ndërkohë, pamjet e publikuara nga Konomi tregojnë shënimet “Emision i regjistruar” dhe “Episod i regjistruar” gjatë transmetimit. Megjithatë, vetëm emërtimi “Live me Luizin” nuk përcakton domosdoshmërisht nëse fjala “Live” nënkupton transmetim të drejtpërdrejtë apo është thjesht pjesë e emrit të formatit.