Një tjetër deklaratë e fortë nga gazetari Elton Tozaj ka trazuar rrjetin dhe ka rikthyer vëmendjen te prapaskenat e botës së televizionit shqiptar.
Gjatë një lidhjeje telefonike për televizionin T7, gazetari hodhi disa pretendime të forta lidhur me raportet mes Sara Karajt, Arbana Osmanit dhe Malborës, duke folur edhe për largimin e komentuar të Sarës.
Sipas Tozajt, ndryshe nga sa është aluduar publikisht, Sara Karaj dhe Arbana Osmani kanë një raport shumë të afërt.
“Sa e vërtetë është që Sara Karaj nuk është shoqe me Arbana Osmanin? Është 100% e vërtetë,” – deklaroi gazetari, duke lënë të kuptohet se miqësia mes tyre ekziston prej kohësh.
Ai foli gjithashtu edhe për situatën e Malborës, duke pretenduar se ajo ka zgjedhur të qëndrojë larg kësaj dinamike, edhe pse sipas tij e ka kuptuar të gjithë situatën.
“Malbora këtë gjë e ka kuptuar dhe ka vendosur të jetë jashtë kësaj gjëje,” – u shpreh Tozaj.
Gazetari ngriti gjithashtu dyshime edhe mbi largimin e përkohshëm të Sara Karajt, duke deklaruar se sipas burimeve të tij ajo kishte kaluar fillimisht nga spitali dhe jo direkt në shtëpi.
Deklaratat e tij kanë ndezur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse personazhet e përfshirë do të reagojnë publikisht ndaj këtyre pretendimeve apo do të zgjedhin heshtjen.




