Elton Tozaj habit me deklaratën për Klea Hutën dhe Elgit Dodën: “Më hodhën në gjyq, por u tërhoqën”

Elton Tozaj habit me deklaratën për Klea Hutën dhe Elgit Dodën: “Më hodhën në gjyq, por u tërhoqën”

Thashethemet për një krizë mes Klea Huta dhe Elgit Doda kanë marrë edhe më shumë vëmendje pas deklaratës së fortë të gazetarit të showbiz-it Elton Tozaj.

I ftuar në emisionin Radar, Tozaj foli hapur për prapaskenat e lajmit që ai kishte publikuar më herët mbi një ndarje të mundshme të çiftit.

Sipas gazetarit, në momentin kur ai bëri publik lajmin, reagimi i çiftit ishte i ashpër dhe çështja përfundoi deri në hapa ligjorë.

Ma mohuan, më hodhën në gjyq, u tërhoqën… sot janë ndarë”, deklaroi ai gjatë intervistës.

Megjithatë, deri më tani as Klea Huta dhe as Elgit Doda nuk kanë bërë një reagim zyrtar për të konfirmuar apo mohuar lajmet për ndarje.

Ndërkohë, ndjekësit kanë vënë re disa ndryshime të dukshme në rrjetet sociale, pasi dy artistët kanë fshirë fotot dhe materialet e përbashkëta nga profilet e tyre në Instagram.

Ky veprim, i kombinuar me heshtjen e tyre publike, po interpretohet nga fansat dhe mediat rozë si një sinjal se marrëdhënia e tyre mund të ketë marrë fund.