Egla Ceno shpërthen pas debatit në “Ferma VIP”: "Zoti ua dhëntë në prag të shtëpisë..."

Egla Ceno shpërthen pas debatit në “Ferma VIP”: "Zoti ua dhëntë në prag të shtëpisë..."

Aktorja Egla Ceno ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas zhvillimeve të fundit në Ferma VIP, duke kritikuar atë që e quan “standard i dyfishtë” dhe “moral selektiv” në reagimet e publikut.

Duke marrë shkas nga polemikat e krijuara pas përdorimit të fjalës fyese ndaj moderatores Arbana Osmani, ajo thekson paradoksin e reagimeve të shumta në rrjet.

Në postimin e saj në Instagram, Ceno shkruan:

“Ka diçka thellësisht të sëmurë në mënyrën si funksionon ‘morali’ në shoqërinë tonë: i njëjti zë që dje më shkruajti ‘shterpë’ për një status që as nuk e ka kuptuar dot siç duhet, sot bën si i indinjuar për fjalën ‘kuçkë’.”

Ajo shton se nuk dëshiron të merret gjatë me komentet negative në rrjet, por thekson se gjithçka ka një kufi dhe se gjuha e urrejtjes nuk mund të normalizohet.

Në një pjesë tjetër të reagimit të saj, aktorja shprehet me tone të forta ndaj atyre që i janë drejtuar me fyerje personale:

“Kushdo që më është drejtuar me fjalën ‘shterpë’, ‘plakë’, ‘ti ke qejf të të dhunojë filani’ ju them: Zoti ua dhëntë në prag të shtëpisë dhe një psikopat t’ju trokasë çdo mëngjes në derë e t’ju thotë ‘shterpë’. Mbase e merrni vesh këtë gjuhë.”

Egla Ceno via Instagram Story

Ky reagim i fortë i Egla Cenos ka ndezur diskutime të reja në rrjet, duke rikthyer në vëmendje debatin mbi etikën e komunikimit online dhe standardet e reagimit publik ndaj figurave në ekran.