E papritur në “Ferma VIP”: Indri dhe Vanesa konfirmojnë romancën me një puthje në buzë (Video)

“Ferma Vip” - Vizion Plus
“Ferma Vip” - Vizion Plus

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në “Ferma VIP”, aty ku Indri dhe Vanesa, një nga dyshet më të komentuara të momentit, kanë vendosur të mos i fshehin më ndjenjat.

Gjatë një feste të organizuar mbrëmjen e kaluar në oborrin e fermës, ata janë parë shumë të afërt. Të veshur me stil “country” dhe duke kërcyer nën ritmet e muzikës, dyshja u afrua dhe shkëmbeu një puthje në buzë, duke dhënë një sinjal të qartë për raportin mes tyre.

Instagram Reel
DXKkT6DAiuf

Ky moment shënon një kthesë të fortë në marrëdhënien e tyre, sidomos pas deklaratës së Vanesës disa ditë më parë në dhomën e “Agait”. Ajo kishte pranuar afrimitetin me Indrin dhe kishte kërkuar falje publikisht ndaj partnerit të saj jashtë formatit, duke treguar se po përjetonte një situatë të vështirë emocionale.

Megjithatë, duket se ndjenjat kanë qenë më të forta se dilemat. Me këtë veprim, Vanesa duket se ka marrë një vendim të qartë, duke nisur një lidhje të re brenda shtëpisë.

Tani mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo situatë në dinamikat e lojës dhe si do të reagojnë banorët e tjerë ndaj çiftit më të ri në fermë.