Vetëm pak ditë pas startit të sezonit të tretë të “Ferma VIP”, nën moderimin e Arbana Osmani, formati vijon të jetë në qendër të vëmendjes me zhvillime që po ndezin rrjetin.
Ndërsa figura si Mimoza Ahmeti kanë marrë vëmendjen me deklarata të forta, duket se produksioni po përgatit lëvizje të bujshme për të rritur edhe më shumë interesin e publikut.
Sipas burimeve që po qarkullojnë, një nga emrat më të përfolur për t’iu bashkuar fermës është Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”. Rikthimi i tij në një tjetër reality show ka ngritur shumë diskutime, duke qenë se ai tashmë ka provuar suksesin maksimal në një format të tillë.
Flitet se një ofertë e majme mund të ketë ndikuar në këtë vendim, edhe pse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Përveç tij, në listën e emrave që përmenden janë edhe Ermiona Lekbello dhe Luiz Ejlli, të cilët konsiderohen si figura shumë të dashura dhe me ndikim te publiku.
Nëse këto hyrje bëhen realitet, pritet që loja në “Ferma VIP 3” të marrë një tjetër ritëm, me dinamika më të forta, përplasje të reja dhe rivalitete që mund të ndryshojnë krejtësisht rrjedhën e spektaklit.




