“E fshiu, por tepër vonë” / Mateo thumbon Big Brother VIP Albania: akuza për “rezultat të paracaktuar”

Top Channel via YouTube
Top Channel via YouTube

Polemikat pas finales së Big Brother VIP Albania vazhdojnë të intensifikohen, ndërsa këtë herë në qendër është Mateo, i cili duket se ka shprehur hapur zhgënjimin ndaj rezultatit final.

Pas daljes nga shtëpia, ai publikoi në Instastory një mesazh të fortë, ku ngrinte dyshime për manipulim dhe mungesë meritokracie në procesin e votimit.

“Kur ‘drejtësia’ në televizione bëhet sipas interesave… çdo votë e publikut humbet vlerën,” – shkruante ai, duke sugjeruar se rezultati ka qenë i paracaktuar.

Megjithatë, vetëm pak minuta më vonë, Mateo vendosi ta fshijë postimin, por jo përpara se ai të shpërndahej gjerësisht dhe të bëhej viral në rrjet.

Mateo Borri via Instagram Story