Një nga çiftet më të komentuara dhe më të pëlqyera të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania, Mateo dhe Brikena, duket se po vazhdojnë historinë e tyre edhe jashtë shtëpisë së famshme.
Pas përfundimit të spektaklit, fansat kanë qenë mjaft kuriozë për të parë nëse lidhja e tyre do të mbijetonte edhe në jetën reale, larg kamerave dhe dinamikave të izolimit. Ndërsa një pjesë e publikut besonte fort tek ata dhe priste me padurim konfirmimin e romancës, të tjerë janë treguar më skeptikë, duke dyshuar në qëndrueshmërinë e raportit të tyre jashtë formatit.
Megjithatë, çdo dyshim duket se është shuar, të paktën për momentin. Mateo dhe Brikena janë shfaqur së bashku në publik, duke reflektuar afeksion dhe një atmosferë pozitive mes tyre.
Një moment që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve ishte pikërisht paraqitja e tyre në festën e organizuar nga Top Channel, në kuadër të mbylljes së një tjetër sezoni të suksesshëm të spektaklit.
Ka qenë gazetari Olti Curri ai që ka ndarë me ndjekësit një foto me çiftin, duke konfirmuar kështu praninë e tyre së bashku në këtë event.

Olti Curri via Instagram Story
Mbetet për t’u parë se si do të evoluojë kjo marrëdhënie në vazhdim, por për momentin, dyshja duket se po shijon çdo çast së bashku, duke fituar gjithnjë e më shumë mbështetjen e publikut.




