Një tabelë me paga të pretenduara të moderatorëve në disa prej televizioneve shqiptare po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime për diferencat mes televizioneve.
Sipas shifrave të publikuara në këtë material, TV Klan renditet në vendin e parë, me paga që pretendohet se variojnë nga 4.8 deri në 5.6 milionë lekë në muaj.
Në vendin e dytë paraqitet Vizion Plus, me një interval prej 3.7–4.4 milionë lekësh, ndërsa Syri TV renditet i treti me 2.3–2.9 milionë lekë në muaj.
Sipas së njëjtës tabelë, Top Channel paraqitet me paga mesatare prej 1.9–2.4 milionë lekësh në muaj, ndërsa Report TV me 1.2–1.6 milionë lekë.
Duhet theksuar se bëhet fjalë për të dhëna jozyrtare. Tabela që po qarkullon në rrjet nuk shoqërohet me kontrata, dokumente apo një burim të identifikueshëm që të vërtetojë shifrat.
Gjithashtu, nuk rezulton ndonjë konfirmim publik nga televizionet e përmendura për këto paga.
Për këtë arsye, shifrat duhen trajtuar vetëm si pretendime që po qarkullojnë në rrjet, dhe jo si të dhëna të konfirmuara për pagat reale të moderatorëve shqiptarë.




