Cllevio habit me reagimin për protestat: “Jam me Edi Ramën, me bossin”

Cllevio via Instagram
Cllevio via Instagram

Protestat e ditëve të fundit kanë sjellë reagime të shumta edhe nga personazhe të njohur publikë, ndërsa mes tyre është përfshirë edhe reperi Cllevio.

Me stilin e tij karakteristik, ai ka komentuar zhvillimet e fundit përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku ka bërë të qartë qëndrimin e tij.

Cllevio është shprehur se nuk mbështet protestuesit, duke deklaruar publikisht:

“Jam me Ramën, me bossin.”

/Zëri via Tik Tok

Deklarata e tij ka shkaktuar menjëherë reagime dhe diskutime mes ndjekësve, duke u kthyer në një nga temat e komentuara në rrjet.

Reagimi i reperit vjen në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej disa ditësh, ku qytetarë dhe aktivistë kanë dalë në rrugë kundër disa vendimeve dhe projekteve të qeverisë.

Një nga çështjet kryesore që ka nxitur debat është edhe projekti në Zvërnec, i cili ka mobilizuar reagime nga qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë.