Çfarë po ndodh me Londrim Mekaj? Veprimi i papritur në Instagram alarmon fansat...

Çfarë po ndodh me Londrim Mekaj? Veprimi i papritur në Instagram alarmon fansat...

Një lëvizje e papritur nga fituesi i Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka ngritur shumë pikëpyetje mes ndjekësve dhe mediave rozë.

Artisti ka bërë një “pastrim total” në profilin e tij zyrtar në Instagram, duke fshirë të gjitha postimet e publikuara ndër vite dhe duke e çuar llogarinë në zero publikime.

Jo vetëm kaq, por Londrimi ka hequr edhe foton e profilit, duke lënë pas një faqe krejtësisht bosh, gjë që ka shqetësuar dhe habitur fansat e tij.

Ky veprim vjen pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe mungese aktiviteti në rrjetet sociale, çka ka shtuar edhe më shumë misterin rreth tij.

Deri tani, Londrim Mekaj nuk ka dhënë asnjë reagim apo shpjegim zyrtar për këtë vendim, por ndjekësit kanë nisur menjëherë aludimet.

Sipas shumë fansave dhe praktikave të njohura në industrinë muzikore, ky “reset” në Instagram mund të jetë një shenjë se artisti po përgatit një rikthim të madh ose një projekt të ri muzikor.

Megjithatë, deri në një reagim zyrtar nga vetë Londrimi, gjithçka mbetet në kuadër të spekulimeve, ndërsa fansat presin me padurim lëvizjen e tij të radhës.