Brikena Selmani ka reaguar me ironi ndaj vëmendjes së madhe që po merr në media dhe rrjetet sociale gjatë javëve të fundit.
Në një video të publikuar në Instagram, Brikena shfaqet me një paraqitje elegante, ndërsa ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte mesazhi që shoqëronte postimin:
“One post, ten articles! If they want views, they know exactly who to talk about.”
(“Një postim, dhjetë artikuj! Nëse duan klikime, e dinë saktësisht për kë të flasin.”)
Ky koment është interpretuar nga shumë ndjekës si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj mediave rozë, të cilat kanë raportuar vazhdimisht për jetën e saj private dhe veçanërisht për raportin me Mateo Borri.
Prej disa ditësh, emri i Brikenës ka qenë në qendër të vëmendjes pas spekulimeve për ndarjen e mundshme nga Mateo. Fshirja e fotove të përbashkëta, heqja nga lista e ndjekësve dhe postimet e ndryshme në rrjet kanë nxitur dhjetëra artikuj dhe diskutime online.
Pa përmendur askënd me emër, Brikena duket se ka zgjedhur të komentojë me humor faktin se pothuajse çdo postim i saj kthehet menjëherë në lajm. Reagimi i saj ka marrë shumë komente nga fansat, të cilët e kanë parë si një përgjigje ndaj interesit të vazhdueshëm të mediave për çdo lëvizje që ajo bën.
Ndërkohë, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë dhënë ende një deklaratë të drejtpërdrejtë që të konfirmojë ose mohojë përfundimisht statusin aktual të marrëdhënies së tyre, duke lënë vend për interpretime dhe spekulime të vazhdueshme.




