Besi Kallaku martohet? Unaza në gisht dhe mesazhi misterioz ndezin dyshimet...

Bes Kallaku via Instagram
Bes Kallaku via Instagram

Një detaj i vogël në postimin e fundit të Bes Kallakut ka mjaftuar për të ndezur menjëherë aludimet se aktori dhe këngëtari mund të ketë marrë një hap të rëndësishëm në jetën sentimentale.

Besi ka publikuar një fotografi ku shfaqet duke u lutur përpara një kryqi. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk është vetëm mesazhi fetar, por unaza që ai mban në gisht.

Detaji ka bërë që ndjekësit të ngrenë pikëpyetjen: A është Besi i fejuar apo tashmë i martuar?

Instagram Reel
DcZIJOpoHpg

Edhe zgjedhja e këngës në sfond ka shtuar më shumë mister. Kallaku ka përdorur këngën “Happiest Year” të Jaymes Young, ku dëgjohet edhe vargu që përkthehet: “Faleminderit për vitin më të lumtur të jetës sime.”

Ndërkohë, vetë Besi ka zgjedhur të jetë shumë i shkurtër në përshkrimin e fotos, duke shkruar vetëm:

“Faleminderit Zot”.

Postimi vjen në një periudhë kur Besi Kallaku nuk e ka fshehur më lidhjen me Ejonën. Në janar, ai zbuloi se kishte bërë një tatuazh me emrin e saj, datën 25.12.2025 dhe dedikimin “Trëndafil në kohë lufte”.

Më pas, gjatë një koncerti, Besi foli hapur edhe për rëndësinë që Ejona ka marrë në jetën e tij, duke treguar se ajo kishte qenë personi që i kishte rikthyer buzëqeshjen pas një periudhe të vështirë.

Në fund, ai i bëri edhe një dedikim publik:

“Ejona, të dua!”

Edhe pse çifti është shfaqur së bashku në disa raste, ata kanë zgjedhur të ruajnë një pjesë të marrëdhënies larg syrit të publikut. Besi nuk ka ekspozuar plotësisht identitetin dhe fytyrën e partneres së tij.

Pikërisht për këtë arsye, unaza në gisht, kënga romantike dhe mesazhi “Faleminderit Zot” kanë bërë që postimi i fundit të interpretohet si një sinjal se marrëdhënia e Besit dhe Ejonës mund të ketë kaluar në një tjetër fazë.

Megjithatë, deri tani Besi Kallaku nuk ka konfirmuar zyrtarisht as fejesën, as martesën. Për momentin, gjithçka mbetet një aludim i ngritur nga detajet e postimit.