Bashkëjetesa me Gimbon, Selin Bollati zbulon si po shkon jeta e tyre nën një çati...

Selin Bollati via Instagram
Selin Bollati via Instagram

Selin Bollati ka ndarë detaje nga jeta e saj me partnerin, Gimbon, duke treguar se si po e përjeton bashkëjetesën në Tiranë.

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, Selin ka rrëfyer se ky hap në marrëdhënien e tyre ka ardhur krejt natyrshëm, pa qenë diçka që e kishin planifikuar apo diskutuar më parë.

“Është një fazë që po e shijoj shumë. Ka ardhur në momentin e duhur dhe shumë natyrshëm. Nuk kemi thënë se një ditë do të bashkëjetojmë, por ashtu ndodhi”, u shpreh ajo.

Selin tregoi gjithashtu se, pavarësisht angazhimeve të shumta dhe ritmit të ndryshëm të përditshmërisë, shtëpia mbetet vendi ku ajo dhe Gimbon gjejnë kohë për njëri-tjetrin.

“Ne jemi në dy profile të kundërta, të angazhuar. Shtëpia është vendi ku na mbledh. Jemi okej, deri tani është shumë mirë”, deklaroi ajo.

Nga fjalët e saj, duket se bashkëjetesa po shkon mjaft mirë, ndërsa çifti po e shijon këtë etapë pa presion dhe pa plane të paracaktuara.

Për Selin Bollatin dhe Gimbon, ky hap duket se ka ardhur në momentin e duhur, duke i dhënë marrëdhënies mundësinë të zhvillohet natyrshëm.