“Atë gishtin fute në…”/Përplasje e fortë në “Top Story”: Grida Duma nxjerr nga studio...

Grida Duma via Instagram
Grida Duma via Instagram

Një moment i tensionuar dhe i pazakontë është regjistruar në emisionin “Top Story”, ku moderatorja Grida Duma u përplas ashpër me të ftuarin Alfred Lela.

Debati nisi gjatë një diskutimi mbi një ngjarje të rëndë në Tiranë, ku një pallat pranë zonës së QSUT-së u përfshi nga flakët. Situata u tensionua kur Duma kërkoi shpjegime lidhur me mungesën e reagimit në terren nga përfaqësues të opozitës.

Në përpjekje për t’iu përgjigjur, Lela përdori një metaforë, por kjo u interpretua si shmangie nga pyetja, duke sjellë një reagim të menjëhershëm nga moderatorja. Debati u ashpërsua më tej kur ai reagoi ndaj gjuhës së trupit të saj, duke përdorur një fjalor të papërshtatshëm për transmetim televiziv.

“Gishtin mua mos ma drejto, se nuk jam as nxënësi jot, as rrogetari jot! Atë gishtin fute ku të duash!”

Pas kësaj, Grida Duma vendosi të ndërpresë situatën, duke i kërkuar të largohej nga studio për mungesë etike. Ajo theksoi se nuk do të toleronte një komunikim të tillë në emisionin e saj.

“Ta drejtoj gishtin 100 herë, të nxjerr dhe jashtë sa herë të dua për mungesë etike!” – ia ka kthyer ajo prerë.

I revoltuar, Alfred Lela u largua menjëherë nga studio, duke përplasur sendet e tij në shenjë nervozizmi. Ngjarja është bërë virale në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime mbi etikën në debatet televizive.