Aludohet emri i parë për “Ferma VIP”! Një detaj në video i çon fansat tek...

Logo "Ferma Vip"
Logo "Ferma Vip"

Produksioni i Ferma VIP ka nisur të rrisë kureshtjen e publikut përmes publikimeve misterioze në rrjetet sociale, duke dhënë sinjale për personazhet që do të bëhen pjesë e reality show-t.

Në faqen zyrtare në Instagram është publikuar një video e shkurtër nga xhirimet, ku shihet vetëm silueta e një vajze, konkretisht këmbët e saj të veshura me një fustan të bardhë dhe taka, ndërsa qëndron mbi kashtë. Krahas pamjeve, produksioni ka shkruar: “Guess who?”, duke i ftuar ndjekësit të gjejnë identitetin e konkurrentes.

Menjëherë pas publikimit, komentet në rrjet kanë nisur të shumohen dhe shumë përdorues kanë përmendur të njëjtin emër: modelen Fabjola Elezaj.

Dyshimet janë shtuar jo vetëm për shkak të ngjashmërisë fizike që vihet re në video, por edhe sepse emri i saj është përfolur prej kohësh në mediat rozë si një nga personazhet që mund t’i bashkohet këtij formati.

Tashmë mbetet të shihet nëse fansat kanë hamendësuar saktë dhe nëse Fabjola Elezaj do të jetë vërtet një nga konkurrentet e Ferma VIP, duke lënë përkohësisht pas pasarelat për një eksperiencë krejt ndryshe në fermë.