Fitorja e Selinës në Big Brother VIP Albania ka ndezur debate të shumta në rrjet, por reagimi më i fortë ka ardhur nga ish-banori G-Bani, i cili ka ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj produksionit.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, ai pretendon se rezultati ishte i paracaktuar, duke e cilësuar të gjithë procesin si një “skenar të menduar më parë”. Si “provë”, ai ka shpërndarë një publikim të bërë javë para finales, ku sipas tij kishte parashikuar renditjen e finalistëve, përfshirë edhe fitoren e Selinës.
“Vendin e parë dhe të katërt, në kokë…” – shkruan ai, duke sugjeruar se rezultatet nuk kanë qenë rastësore.

Në një analizë më të gjatë, të cilën e quan “teori konspirative”, G-Bani argumenton se pas kësaj fitoreje qëndrojnë disa arsye strategjike nga produksioni:
Sipas tij, ishte e nevojshme krijimi i një profili të “femrës së fortë” për të përmirësuar imazhin e formatit pas kritikave të mëparshme.
Ai pretendon se përzgjedhja e fitueses lidhet edhe me ndikimin te publiku i ri dhe potencialin televiziv pas spektaklit.
Një tjetër pikë e ngritur është strategjia për të tërhequr votat nga Kosova, përmes dinamikave mes banorëve.
Gjithashtu, ai përmend standarde të dyfishta, duke krahasuar mënyrën si janë trajtuar ofendimet në këtë edicion me ato të mëparshmet.
Në përfundim, ish-banori shprehet kritik ndaj mënyrës si u menaxhua sezoni, duke sugjeruar se përpjekja për të krijuar një figurë simbolike nuk ka rezultuar siç pritej.

Këto deklarata kanë shtuar edhe më shumë polemikat online, ndërsa një pjesë e publikut i sheh si pretendime personale, ndërsa të tjerë kërkojnë më shumë transparencë mbi procesin e votimit dhe produksionin e spektaklit.




