Agron Llakaj flet për largimin e Salsano Rrapit nga “Portokalli”: “Nuk e kam larguar unë, kam ndjerë heshtjen e tij”

“Goca dhe Gra” - Top Channel
“Goca dhe Gra” - Top Channel

Rikthimi i Agron Llakajt në “Portokalli” ka rikthyer në vëmendje edhe historinë e largimeve të figurave të njohura nga spektakli. I ftuar në “Goca dhe Gra”, aktori dhe regjisori foli hapur për marrëdhënien me Salsano Rrapin dhe largimin e tij nga programi.

Llakaj sqaroi se nuk ka qenë ai që ka vendosur largimin e Rrapit, duke shpjeguar se kur u rikthye në “Portokalli”, e gjeti veten në një tjetër pozicion dhe me përgjegjësi të reja.

“Salsano Rrapin, unë nuk kam pasur asnjë lloj kontakti. Këtu kur erdha, unë erdha me këto atribute, drejtori i Portokallisë. Kur ika unë, nuk më erdhi keq kur zuri vendin tim. Nuk e kam larguar. Kam ndjerë heshtjen nga ana e tij.”

Aktori kujtoi gjithashtu se kishte qenë pikërisht ai që i kishte dhënë Salsano Rrapit mundësinë për t’u bërë pjesë e “Portokallisë”, duke vlerësuar talentin e tij.

“Çdo talenti unë i kam dhënë një dorë që të ketë një mundësi. Doni të thoni që Salsano Rrapin e mora unë në Portokalli? Unë e mora.”

Megjithatë, Llakaj theksoi se nuk e konsideron veten të zhgënjyer nga kjo situatë. Ai madje zbuloi se dëshira e tij kishte qenë që rikthimin në “Portokalli” ta ndante edhe me Rrapin.

“Doja që këtë premierën e parë unë ta ndaja me Salsanon. Ai është aktor plot talent. Doja të vazhdonte rolet e tij. Nuk jam i zhgënjyer. Nuk kam kohë të respektoj zhgënjimin.”

Duke folur për rikthimin e tij në spektakël, Agron Llakaj e krahasoi “Portokallinë” me një tren që vazhdon rrugëtimin pavarësisht se kush largohet apo i bashkohet.

“Portokallia është një tren i fuqishëm. Ecën, ndalon, zbresin. Por treni vrapon dhe unë vrapoj me trenin. Kush do të vrapojë me mua, është i mirëpritur.”

Instagram Reel
DeC7vIzimpq